Mesfushorët Dion Kacurri dhe Erblin Osmani janë grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe të dy janë shprehur krenar që janë pjesë e kombëtares.
Kacurri e Osmani, të hënën janë bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, i cili do të përgatitet për duelet që e presin.
Të dy futbollistët për herë të parë janë ftuar nga selektori Franco Foda dhe me padurim presin të veshin fanellën e Kosovës.
Kacurri është shprehur i lumtur që do të luajë për Kosovën, duke pranuar se ky ishte një vendim me zemër.
Ka insistuar se Kosova ka ekip të fortë, duke u bazuar në lojtarët që luajnë në top klubet evropiane dhe se pret ta fitojnë secilën ndeshje.
Ndërkohë, edhe Osmani ka pranuar se është krenar që do të luaj për Kosovën, shtet të cilin gjithmonë ka dashur ta përfaqësojë.
Osmani personalisht pret rezultate të mira me Kosovën, pasi thotë se “Dardanët” kanë potencial të madh për të arritur shumë.