Monday, 21. September 2026
Sport

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pjesëtarët e Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it kanë dhuruar pajisje sportive për futbollistët e rinj të klubit FC Dardanët në Podujevë.

Aktiviteti u organizua nga ekipi për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i kësaj komande.

Pas dorëzimit të pajisjeve, pjesëtarët e KFOR-it zhvilluan një ndeshje miqësore me futbollistët e rinj.

Sipas forcës së NATO-s në Kosovë,, aktiviteti synon forcimin e lidhjeve me të rinjtë dhe mbështetjen e zhvillimit të tyre.

“Kjo nismë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët lokalë”, thuhet në njoftim të këtij misioni në rrjete sociale.

Teilen: