Monday, 21. September 2026
Sport

Ka lënë pas gjigantët e Stambollit, Amedspori i Besnik Hasit kryeson superligën turke

GS 21/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, po bën një punë shumë të mirë si trajner në Superligën turke.

54-vjeçari mori në fillim të sezonit drejtimin e Amedspor, skuadër që debuton këtë sezon në elitën e futbollit turk, dhe tashmë pas 6 javësh kampionat, kryeson renditjen me 13 pikë, duke lënë pas gjigantët e Stambollit dhe skuadra të tjera të njohura t Turqisë.

Ish-trajneri i Anderlechtit po shijon frytet e punës së tij dhe po bën të ëndërrojë një klub të vogël, që për herë të parë në histori luan në Superligë.

Teilen: