Edhe kombëtarja bjelloruse ka zhvilluar ditën e sotme seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 26 shtator.
Futbollisti më i mirë i Bjellorusisë për vitin 2025, mesfushori Valery Gromyko, foli për mediat vendase në prag të nisjes së fushatës në Ligën e Kombeve dhe diskutoi mbi favoritin e turneut.
Kombëtarja shqiptare ka marrë pjesë dy herë në kampionatin kontinental, në vitet 2016 dhe 2024. Për më tepër, ajo la përshtypje të mira në fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke arritur në fazën “play-off”. A janë ata favoritët e këtij grupi?
“Kjo ndoshta është e vërtetë. Shumëkush thotë se ekipi shqiptar qëndron më lart se të tjerët në grupin e tyre sipas renditjes së FIFA-s; një pjesë e mirë e lojtarëve të tyre aktivizohen në liga të mira evropiane.
Megjithatë, kam vënë re se shqiptarët kanë humbur pesë ndeshje radhazi. Pra, ka njëfarë rënieje. Do të shohim nëse kjo do të jetë në favorin tonë. Do të luajmë të shtunën – dhe, dashtë Zoti, do t’u shkaktojmë humbjen e gjashtë.”