Tuesday, 22. September 2026
Sport

Arbitra belg për ndeshjen Kosovë – Irlandë

GS 22/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futboll, të enjten mbrëma nis sezonin e ri në Ligën e Kombeve, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:45, do të përballet me Irlandën.

UEFA, tashmë ka caktuar gjyqtarë nga Belgjika për këtë ndeshje, ku arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Laërence Visser.

Për këtë gjyqtar, kjo do të jetë hera e dytë që do të ndajë drejtësinë në në ndeshje të Kosovës, pasi herën e parë, Visser ishte kryesor në fitoren e “Dardanëve” 2:0 ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë në sezonin 2018/19 të Ligës së Kombeve.

Asistentë apo ndihmësit e Visserit në duelin Kosovë – Irlandë, do të jetë Ruben Ëynsin e Michele Seeldraeyers derisa gjyqtar i katërt është caktuar Kevin Van Damme.

Sa i përket dhomës së sistemit VAR, gjyqtar kryesor i VAR-it është caktuar Jan Boterbergun kurse në AVAR apo asistent i tij, do të jetë Simon Bourdeaud’hui.

 

Teilen: