Tuesday, 22. September 2026
Sport

Irlandës i lëndohen dy lojtarë para ardhjes në Prishtinë

GS 22/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Irlandës do të ketë ndryshime në përbërje për ndeshjen kundër Kosovës për shkak të lëndimeve të dy futbollistëve.

Fedearata irlandeze, tashmë ka bërë të ditur se në grumbullimin e ekipit, janë ftuar dy lojtarë të rinj, të cilët kanë zëvendësuar mesfushorët James McGrath e Harvey Vale.

McGrath dhe Vale, pësuan lëndime në ndeshjet e fundit me klubet e tyre, në këtë rast Hibernianin dhe Queens Park Rangers.

Në vend të kësaj dyshe, selektori I Irlandës, Heimir Hallgrimsson ka ftuar mesfushorin e St. Mirren’s, Killian Phillips.

Phillips, të martën i është bashkuar Irlandës, kombëtare që do të marrë rrugën drejt Prishtinës pasi të enjten mbrëma do të luaj kundër Kosovës.

Teilen: