Tuesday, 22. September 2026
Sport

Reali mbetet pa mesfushorin Valverde

GS 22/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Federico Valverde do ti mungojë për një kohë të konsiderueshme skuadrës së Real Madridit, kanë njoftuar mediumet spanjolle.

Klubi madrilen ka bërë të ditur se Valverde ka pësuar një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Atletico Madridit, të cilën Reali e humbi me shifrat 2:1.

Koha e rikuperimit të Valverdes nuk është bërë e ditur por thuhet se në klub po shpresojnë që mesfushori të jetë i gatshëm pas tri javësh, ndonëse ka dyshime.

Mësohet se lëndimi është më i rëndë sesa ishte paramenduar dhe Valverdes do ti duhen më shumë se tri javë për tu kthyer në fushë.

Tashmë, është e sigurt se Valverde do ti mungojë Real Madridit për ndeshjen kundër Villarrealit, e cila zhvillohet më datën 10 tetor në “Santiago Bernabeu”.

Teilen: