Kampioni i Kosovës në hendboll, Kastrioti, ka mësuar kundërshtarin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, ka njoftuar FHK të martën.
Shorti i tërhequr në Vjenë të Austrisë, ka caktuar që Kastrioti në këtë raund të garave të përballet me skuadrën nga Italia, Raimond Sassari.
Në raundin e dytë të Kupës evropiane, do të paraqiten 64 skuadra, 19 prej të cilave kanë avancuar me sukses nga raundi i parë kualifikues.
Ndeshja e parë e Kastriotit do të luhet muajin tjetër, më datat 17 apo 18 në Ferizaj kurse ajo e kthimit pas një jave në Itali.
Në raundin e parë të kësaj gare evropiane, janë paraqitur edhe Besa Famgas e Vëllaznimi, por që nuk kanë avancuar tutje pasi janë eliminuar pas dy ndeshjeve.