Një pjesë e tifozëve të skuadrës bardhezi, ‘Curva Sud’, kthyen shpinën nga fusha gjatë minutës së heshtjes para ndeshjes me Atalantën.
Gjykatësi sportiv ka dhënë verdiktin në lidhje me çështjen e tifozëve të Juventusit, të cilët i kthyen shpinën fushës në momentin e minutës së heshtjes për të nderuar figurën e Sandro Mazzola-s të ndarë nga jeta. Ata kënduan kore për emra si Scirea, Fortunato dhe avokatin Agnelli, duke sjellë reagime të forta për mungesë respekti.
Gerardo Mastrandrea ka zgjedhur linjën e butë këtë herë, duke e gjobitur klubin e Juventusit me 10 mijë euro. Ky vendim është marrë edhe për faktin se klubi mbajti qëndrim kundër asaj pjese të tifozëve.
“Gjobë 10 mijë euro për klubin e Juventusit, pasi një pjesë e mbështetësve të tij nuk respektuan minutën e heshtjes së vendosur nga FIGC, – shkruhet në komunikatën e Mastrandrea. – Ky sanksion është vendosur, duke parë mbajtjen e qëndrimit nga ana e klubit karshi sjelljes së papërshtatshme, si dhe distancimin e pjesës tjetër të publikut të pranishëm në stadium”.