Wednesday, 23. September 2026
Sport

​Irlanda zbret sot në “Fadil Vokrri”, stërviten para duelit me Kosovën

GS 23/09/2026 1 Min. Lesezeit

Irlanda do ta zhvillojë sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja irlandeze do të dalë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në orën 11:00, në seancën e fundit para ndeshjes që zhvillohet të enjten mbrëma në Prishtinë.

Para stërvitjes, në orën 10:15, përfaqësuesit e Irlandës do të paraqiten në konferencën për media, ku pritet të flasin për përgatitjet dhe sfidën ndaj “Dardanëve”.

Kosova dhe Irlanda do të përballen të enjten, më 24 shtator, nga ora 19:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të Grupit B3 të Nations League.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ndërsa Irlanda e nis kampanjën si mysafire në Prishtinë.

Teilen: