Wednesday, 23. September 2026
Sport

Daku e Seferi synojnë pikët e plota në Ligën e Kombeve

GS 23/09/2026 2 Min. Lesezeit

Mirlind Daku pritet ti prijë sulmit të Kombëtares së Shqipërisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke filluar nga përballja me Bjellorusinë.

Shqipëria, të shtunën mbrëma përballet me Bjellorusinë në Tiranë, përpara se të luajë edhe me San Marinon e Finlandën, në kuaadër të ligës C.

Daku, të mërkurën u paraqit në konferencën për shtyp dhe zbuloi se synimi i Shqipërisë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, është vendi i parë në grup.

Ai vlerësoi lart selektorin Rolando Maran, ndërsa shtoi se shpreson të shënojë gola dhe ta ndihmoj ekipin për të marrë pikët maksimale nga katër ndeshjet që do ti luajnë.

Krahas Dakut, në konferencën për shtyp foli edhe Taulant Seferi që ka treguar formë të mirë këtë sezon në Turqi.

Edhe Seferi pranoi se Shqipëria synon të dalë e para në grup dhe shtoi se të gjithë futbollistët janë maksimalisht të motivuar për të arritur objektivin.

Shqipëria prej të hënës ka filluar grumbullimin dhe deri më tani ka zhvilluar tri stërvitje në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë me Bjellorusinë.

Teilen: