Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll, do të zhvilloj një ndeshje miqësore me skuadrën e Superligës, FC Malisheva.
Nga burimet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës dhe klubit malishevas, dueli do të zhvillohet të shtunën e 3 tetorit, duke filluar nga ora 15:00, në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.
Ndeshja është e konfirmuar dhe do të jetë pjesë e programit përgatitor për përfaqësuesen e të rinjve.
Teilen: