Wednesday, 23. September 2026
Sport

Avdullahu insiston se Kosova është gati

GS 23/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ka thënë se futbollistët e Kosovës janë të gatshëm për përballjen me Irlandën të enjten.

Avdullahu ka thënë se presin lojë fizike ndaj Irlandës.

“Presim lojë fizike, të shpejtë. Kemi respekt për Irlandën. Do të jemi gati dhe nuk kemi pse të fshihemi. Besoj se jemi të përgatitur për Irlandën. Edhe ne jemi të fortë dhe gati për t’u përballur me Irlandën. Edhe ne kemi lojtarë të fortë për t’u përballur me ta”, tha Avdullahu.

Ai ka folur edhe për mesfushori 17-vjeçar të Bayern Munchenit që ka vendosur t’i bashkohet Kosovës.

“Kemi biseduar dhe më vjen mirë që Erblini ka vendosur të luajë për Kosovën. Është supertalent dhe do t’i ndihmojë shumë Kosovës. Jam i kënaqur që lojtarët e rinj po vendosin ta përfaqësojnë Kosovën. Kosova po shkon duke u përforcuar”, tha Avdullahu.

Ndeshja Kosovë – Irlandë, luhet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Teilen: