Përfaqësuesja e Kosovës ka dy prurje të reja në prag të ndeshjes ndaj Irlandës.
Menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala, ka konfirmuar se Erblin Osmani dhe Dion Kaçuri i kanë të kompletuara dokumentacionet dhe janë të gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës në përballjen e radhës.
Të dy futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Franco Foda, i cili tashmë do të vendosë nëse do t’u japë minuta në ndeshjen ndaj Irlandës.
Teilen: