Nuk bëhet fjalë vetëm për aventurën e dytë të Mancinit; edhe Zidane e Jürgen Klopp pritet të bëjnë debutimin e tyre si trajnerë të ekipeve kombëtare në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në total, dhjetë trajnerë të rinj janë gati për një sfidë të re, mes tyre edhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, që ka marrë drejtimin e skuadrës kuqezi së fundmi (ka drejtuar skuadrën në dy miqësore).
Roberto Mancini – Itali, Zinedine Zidane – Francë, Jurgen Klopp – Gjermani, Jorge Jesus-Portugali, Mark van Bommel-Belgjikë, Xavi Hernandez-Holandë, Slaven Bilic-Kroaci, Santiago Denia-Çeki, Sébastien Pocognoli-Skoci dhe Rolando Maran-Shqipëri.
Teilen: