Wednesday, 23. September 2026
Sport

Kosova, Foda dhe Avdullahu: Objektivi është fitorja

GS 23/09/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës, gati për ndeshjen e parë ndaj Irlandës, në Grupin B3 të Ligës së Kombeve. Në prag të kësaj sfide, e cila do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 20:45, trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda, së bashku me mesfushorin, Leon Avdullahu, janë shfaqur në një konferencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

“Sigurisht që i njohim kualitetet dhe cilësitë e Irlandës. E dimë se si ka luajtur në ndeshjet e fundit. Ne i kemi analizuar me shumë vëmendje të gjitha ndeshjet. Avantazhi është se luajmë në shtëpi. Dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet por nesër do të shihet si do të shkojë loja. Por, ndoshta mund të pajtohemi edhe me barazim. Qëllimi është të fitojmë”, tha trajneri Foda.

Në të njëjtën linjë është dhe mesfushori, Leon Avdullahu, i cili foli  me respekt për Irlandën, por se nuk kishte aspak frikë.

“Besoj që këtë respekt e kemi merituar nga Irlanda dhe nuk kemi pse të frikësohemi. Besoj që do të jetë ndeshje e vështirë, shumë fizike. Por i kemi bërë përgatitjet shumë mirë, e kemi analizuar lojën shumë mirë për të qenë gati nesër”.

Teilen: