Wednesday, 30. September 2026
Futboll

Arsenal arrin marrëveshjen me trajnerin Arteta, gati shtyrja e kontratës për 44-vjeçarin spanjoll

GS 24/09/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri spanjoll Mikel Arteta ka rënë dakord për një marrëveshje të re, për të vazhduar qëndrimin e tij te Arsenal. Kontrata aktuale e 44-vjeçarit me kampionët e Premier League, e nënshkruar në shtator të vitit 2024, skadon verën e ardhshme.

Megjithatë, trajneri spanjoll, i cili u emërua në vitin 2019, e ka lidhur të ardhmen e tij me klubin dhe konfirmimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet gjatë kësaj pauze të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kur u pyet për situatën e kontratës së tij para ndeshjes së Arsenal në transfertë kundër Brighton, Arteta tha: “Mendoj se jemi plotësisht në një linjë. Kur të vijë momenti i duhur, do ta finalizojmë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

“Besoj se të dyja palët kemi të njëjtën ambicie dhe të njëjtin vullnet. Kështu që, sapo të kemi kohë, do ta zgjidhim këtë çështje“, tha spanjolli, që e ka transformuar ecurinë e Arsenal gjatë periudhës së tij në krye të ekipit.

“Topçinjtë” fituan titullin e parë në Premier League pas 22 vitesh sezonin e kaluar, pasi më parë kishte përfunduar tri herë radhazi në vendin e dytë. Ai, gjithashtu, e çoi ekipin në finalen e Champions league, ndërsa në gusht fituan edhe Community Shield.

Teilen: