Interisti Andy Diouf është gati për të luajtur ndeshjen e parë si titullar me Francën. Ai pritet të jetë në fushë nga minuta e parë në sfidën e Nations League kundër Turqisë. Madje, do të luajë në një rol të ri, atë të mbrojtësit të majtë.
Këtë zgjedhje taktike e ka zbuluar vetë trajneri Zinedine Zidane gjatë konferencës për shtyp. Një vendim që ka surprizuar shtypin sportiv në Francë. E përditshmja “L’Équipe” e ka quajtur një vendim “kurajoz” lëvizjen e trajnerit Zidane, bashkë me rikthimin e Kylian Mbappé në linjën e majtë dhe pozicionimin e Rayan Cherki në mesfushë.
Diuf aktivizohet në krahun e djathtë tek Interi nga trajneri Chivu. Ai është mësuar si lojtari i 5-të në linjën e djathtë, kurse tani duhet të përshtatet me një tjetër rol në karrierë.
“Nëse aktivizoj Warren Zaïre-Emery në mesfushë, e bëj se dua ta shoh aty, ashtu si dhe Andy Diouf që luan në një rol tjetër tek Inter, por unë dua të shoh si mbrojtës të majtë”, – tha trajneri Zidane.