Wednesday, 30. September 2026
Futboll

Dembélé: Sot jam më i pjekur, kërkoj të jem efikas. Këtë gjë e mësova nga Messi

GS 24/09/2026 2 Min. Lesezeit

Pas fitimit të “Topit të Artë” në vitin 2025, Ousmane Dembélé synon të qëndrojë në majat e futbollit botëror. Në një intervistë për BBC, sulmuesi francez i PSG-së, së bashku me shokun e skuadrës Khvicha Kvaratskhelia, ka folur për ndryshimin e tij ndër vite.

“Mentaliteti”, tha Dembélé, duke e cilësuar atë si elementin kryesor të evoluimit të tij. “Me kalimin e viteve, në moshën 28-vjeçare, bëhesh shumë më i pjekur. Nuk jam më i njëjti lojtar që isha 20 vjeç, te Borussia Dortmund. Rritesh, përmirësohesh dhe përpiqesh të jesh më efikas në gjithçka që bën në fushë. Gjëja më e rëndësishme mbetet të ndihmosh ekipin”.

Francezi veçoi edhe periudhën te Barcelona dhe eksperiencën pranë Lionel Messit: “Kur je 20 vjeç, dëshiron të bësh ‘tunele’, driblime dhe të dëgjosh publikun të entuziazmohet. Është normale. Më pas, me kalimin e viteve, kërkova mbi të gjitha efikasitetin. Te Barça luajta me më të mirët në botë. Isha me Lionel Messin dhe pashë se çdo veprim i tij kishte një qëllim. Mësova shumë prej tij”.

Për një tjetër “Top të Artë”, Dembélé shtoi: “Do të ishte një krenari e madhe, por të shohim çfarë do të ndodhë”.

Teilen: