Wednesday, 30. September 2026
Futboll

Rodri: Nuk pati arsye sentimentale apo ekonomike, ja pse zgjodha Barcelonën para Real Madridit

GS 24/09/2026 2 Min. Lesezeit

Rodri ka rrëfyer për “El Partidazo de COPE” prapaskenat e javëve kur transferimi i tij te Real Madridi dukej shumë pranë. Mesfushori i Barcelonës theksoi se klubi madrilen kishte shfaqur interes që në fillim: “Duhet të them se Reali tregoi interes që në momentin e parë, u soll në mënyrë shembullore dhe propozimet ishin për të investuar tek unë. Këtë dua ta sqaroj”.

I pyetur nëse Reali kishte bërë gjithçka për ta transferuar, Rodri u përgjigj: “Nuk e di çfarë do të thotë të shkosh deri në 100%, por është e qartë se interesi ekzistonte dhe ata bënë gjithçka që mundën, duke treguar vullnetin e tyre. E vlerësoj këtë”.

Kapiteni i Spanjës konfirmoi gjithashtu një bisedë me José Mourinho: “Marrëdhënia me Mourinhon ishte shumë pozitive. Më përcolli dëshirën e tij, idenë e lojës dhe atë që mund t’i jepja ekipit”.

Për zgjedhjen e Barcelonës, Rodri tha: “Vendimi im lidhej më shumë me aspektin futbollistik; ku mund të rritesha dhe të jepja më shumë; ku mund të drejtoja një ekip me shumë të rinj dhe me një mënyrë të të kuptuarit të lojës që e ndiej timen. Nuk pati arsye sentimentale apo ekonomike”.

Teilen: