Berlini ka tërhequr zyrtyarisht kandidaturën për të pritur Lojërat Olimpike të 2036-ës, 2040-ës ose 2044-ës, duke lënë Mynihun dhe Këln/Reno-Ruhr si kandidate të vetme të mbetura. Të shtunën do të prononcohet Komiteti Olimpik Gjerman (DOSB).
“Thjesht nuk mundemi të ofrojmë stabilitetin e nevojshëm politik”, – ka deklaruar Kaweh Niroomand, përgjegjës i kandidaturës së Berlinit, ish-lojtar dhe trajner volejbolli, në një konferencë shtypi.
Elif Eralp, kandidatja e partisë Die Linke (e majta), që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet rajonale të Berlinit të dielën me 25%, ka bërë me dije të hënën se nuk do ta mbështeste një kandidaturë olimpike.
“Nuk jam paraqitur kurrë në një konferencë shtypi kaq i ngurtë. Sot është një ditë e trishtë për Berlinin. Lojërat Olimpike dhe Paralimpike do të ishin një mundësi e jashtëzakonshme. Për Berlinin, për Gjermaninë Lindore dhe për gjeneratat e ardhshme”, – ka pohuar kryebashkiaku në ikje, Kai Wegner, pjesëtar i partisë konservatore CDU të kancelarit Friedrich Merz.