Thursday, 24. September 2026
Sport

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

GS 24/09/2026 1 Min. Lesezeit

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Evropianit të boksit amator që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku në kategorinë 60 kilogramë humbi me rezultat 4:1 nga boksierja e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.

Garuesen e Serbisë e kishte mposhtur në finale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Por jo edhe të enjten.

Megjithatë Donjeta ka siguruar vend në podium.

Boksierja 27-vjeçare e siguroi të mërkurën medaljen e bronztë, pas fitores në çerekfinale kundër boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn.

 

Teilen: