Dinamo njofton se ka zgjatur bashkëpunimin me mbrojtësin Bekim Maliqi. 25-vjeçari ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028 me klubin kryeqytetas.
“Mbrojtësi i djathtë i “Bluve” ka zgjatur bashkëpunimin me klubin, duke firmosur për dy sezone të tjera me Dinamon.
Pas dy vitesh me fanellën dinamovite, Maliqi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, duke vijuar rrugëtimin e tij me Blutë deri në vitin 2028”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Teilen: