Kosova do të nisë sonte zyrtarisht rrugëtimin në Ligën e Kombeve, në Ligën B. Kosova bën pjesë në grupin 3 dhe sot do të ndeshet në Fadil Vokrri ndaj Irlandës.
Dardanët kanë pasur një vit të mirë, ku shkuan deri në play-off për të shkuar në Botëror, por në fund u mundën nga Turqia. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Ligën B. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria pret Izraelin.
Trajneri Franco Foda ka vendosur të zbresë në fushë me këtë formacion titullar: Muric; I.Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zhegrova, Zabërgja; Muriqi
Irlanda: Kelleher; Abankwah, Sacles, O’Shea, O’Brien, Molumby, Knight, Azaz, Egan, Ogbene, Parrott
Teilen: