Pjesa e parë mes Kosovës dhe Irlandës është mbyllur në barazim pa gola, 0-0. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 21-të, ku Vedat Muriqi kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij me të djathtën shkon jashtë kuadratit.
Në minutën e 28-të, Muriqi kishte shansin e artë për të gjetur golin, por goditja e sulmuesit u ndal në momentin e fundit nga njëri prej kundërshtarëve, kur topi po shkonte drejt rrjetës.
Në minutën e 39-të, Dion Gallapeni kroson në zonë, Muriqi godet me kokë, por Kelleher bën një super pritje. Edhe pse dominoi plotësisht kundërshtarin, Kosova nuk e gjen dot golin dhe pjesa e parë mbyllet 0-0.
Teilen: