Portugalia e ka nisur me fitore në Ligën e Kombeve. “Luzitanët” fituan 1-0 ndaj Ullesit, në sfidën e luajtur në Lisbon, e vlefshme për Ligën A.
Portugalia i dha shkëndijat e para që në minutën e 10-të, por goditja e Cristiano Ronaldo shkon pak jashtë shtyllës së djathtë. Joao Felix zhbllokoi shifrat me një supergol nga distanca në minutën e 22-të. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për luzitanët.
Në minutën e 59-të, Cristiano Ronaldo gjen golin, por festa e tij shkon kot, pasi anullohet nga VAR, për pozicion jashtë loje. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Norvegjia fitoi 3-2 ndaj Danimarkës në Oslo. Norvegjia shënoi dy gola të shpejtë për katër minuta. Në minutën e 14-të ishte Oscar Bobb që zhbllokoi shifrat, pas asistit të Martin Odegaard. Në minutën e 18-të, ishte i zakonshmi Erling Haaland që gjeti rrjetën, pas asistit të Antonio Nusa. Në minutën e 25-të, Danimarka gjen golin. Mikkel Damsgaard ekzekuton një goditje dënimi perfekte. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për vendasit.
Në minutën e 60-të, ishte Rasmus Hojlund që barazoi shifrat 2-2. danezi shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë që erdhi nga goditja e këndit. Në minutën e 73-të, Norvegjia rigjen avantazhin. Shënon sërish Erling Haaland, pas asistit të Odegaard. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Norvegjia fiton 3-2.