Sulmuesi Vedat Muriqi ia solli fitoren Kosovës sonte ndaj Irlandës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.
Ai ia dedikoi këtë fitore ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Duke marrë parasysh që kemi nisur një cikël të ri të Nations League për kombëtaren tonë u kanë me rëndësi këtu lojën e parë para shikuesve tanë me e marrë fitoren”, tha Muriqi për Klan Kosova.
“I kemi ditë pikët e dobëta të Irlandës, jemi mundu me e pasë lojën në kontroll dhe besoj që e kemi pasë tan kohën”.
“Me randësi u kanë fitorja, e përgëzoj gjithë ekipin, shtabin teknik, shtabin mjekësor iu lumshin kambët, duart e goja gjithë tifozëve tanë që kanë qenë këtu”.
“Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”, deklaroi Muriqi
Teilen: