Friday, 25. September 2026
Sport

FFK: Fitorja ka emër, Fitore për çlirimtarët

GS 24/09/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës ka dal me reagim pas fitores kundër Irlandës me rezultat 1:0.

Në postimin e bërë, ku janë bashkangjitur momente nga ndeshja, FFK shënoi se kjo fitore i dedikohet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, transmeton lajmi.net.

“FITORJA KA EMËR, FITORE PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar FFK në postimin e tyre.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kapiteni, Vedat Muriqi në minutën e 83-të dhe ia dedikoi ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë./lajmi.net/

Teilen: