Saturday, 26. September 2026
Futboll

Lautaro karikon Argjentinën: Duhet të vazhdojmë me trashëgiminë që po na lë Messi

GS 25/09/2026 1 Min. Lesezeit

Nga grumbullimi i Argjentinës, sulmuesi i Interit dhe kombëtares, Lautaro Martínez, foli në ESPN për Lionel Messin dhe ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren, më 6 tetor: “Ai nuk është larguar ende. Është edhe një ndeshje e fundit, pastaj do të shohim.

Trashëgimia që ka lënë do të mbetet. Të gjithë ne që kemi qenë këtu prej kohësh japim gjithmonë kontributin tonë, ndërsa të rinjtë që vijnë e nisin nga zero, si në çdo cikël. Argjentina ka shumë lojtarë interesantë.

Kemi luajtur në dy Botërorë dhe kjo është ajo që ka rëndësi; të vazhdojmë me trashëgiminë që na lë Leo. Të vazhdojmë ta shijojmë këtë moment. Do të jetë një rrugëtim i rëndësishëm. Do të japim gjithmonë maksimumin për kombëtaren”.

Teilen: