Sunday, 27. September 2026
Sport

“Dardanët” me fanella të bardha ndaj Austrisë

GS 27/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova po përgatitet për ndeshjen e radhës në kuadër të “Nations League”, ku do të përballet me Austrinë në Vjenë.

“Dardanët” synojnë fitoren e dytë në grup, e cila do t’i ndihmonte në garën për vendin e parë.

Në këtë përballje, Kosova pritet të paraqitet me fanellat e bardha, të cilat janë fanellat e mysafirit.

Ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Kosovës zhvillohet sot nga ora 18:00 në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë.

Teilen: