Sunday, 27. September 2026
Sport

Austri – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

GS 27/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova luan në udhëtim ndaj Austrisë sot nga ora 18:00 në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 3 të Ligës B në kuadër të Ligës së Kombeve.

Si Kosova ashtu edhe Austria i fituan ndeshjet e para.

Kosova e mposhti Irlandën në “Fadil Vokrri” me rezultatin 1:0, ndërsa Austria triumfoi 3:1 ndaj Izraelit.

“Dardanët” janë pa qendërmbrojtësin Albian Hajdari, që pësoi një lëndim megjithatë Franco Foda e ka zëvendësuar me Ron Raçin, që do ta ketë rastin për ta dëshmuar kualitetin.

Edon Zhegrova për dallim nga ndeshja e kaluar, ndodhet në stol, me Fodën që i ka besuar dyshes Baton Zabërgja dhe Ermal Krasniqi për ta ndihmuar Muriqin.

Formacionet zyrtare:Austri: Zawieschitzky; Affengruber, Danso, Schlager, Seiwald, Adamu, Wanner, Wober, Veratshnig, Schmid, Wimmer.

Kosovë: Muric; Raçi, Dellova, Krasniqi; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Vojvoda; Krasniqi, Zabërgja; Muriqi

 

Teilen: