Sunday, 27. September 2026
Futboll

Liga e Kombeve: Gjermania e Klopp zhgënjen sërish, mundet nga Greqia (video)

GS 27/09/2026 1 Min. Lesezeit

Gjermania e drejtuar nga Jurgen Klopp ka zhgënjyer sërish, duke u mundur 0-1 ndaj Greqisë, në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në Augsburg, pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Greqisë u mbyll me porta të paprekura. Një pjesë e parë pa ndonjë rrezik konkret për të dy skuadrat. Vendasit provuan në dy raste me Karim Adeyemi të gjenin golin, por pa sukses.

Pjesa e dytë ishte nën ritmet e të parës, ndeshje shumë e vakët dhe pa shumë raste. Sfida u zhbllokua në minutën e 74-të, ku Dimitrios Kourbelis i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, gjeti golin, me një goditje të bukur brenda zonës.

Në minutën e 81-të, Gjermania provon të barazojë shifrat me Serge Gnabry, por goditja e tij ndalet në mënyrë të shkëlqyer nga Konstantinos Tzolakis. Rezultati final 0-1 për grekët, të cilët kryesojnë grupin 2 me 6 pikë. Ndjek Holanda me 4 pikë dhe mbyllin grupin Gjermania dhe Serbia me nga një pikë.

Pas tri ditësh, Gjermania pret Serbinë, Greqia pret Holandën.

SHIKOGOLIN

Teilen: