Tuesday, 29. September 2026
Futboll

“Më ndryshuan idetë”; Jorge Jesus sqaron pse nuk e aktivizoi fare CR7 ndaj Norvegjisë

GS 28/09/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka shpjeguar vendimin për të mos aktivizuar Cristiano Ronaldon në fitoren 2-1 ndaj Norvegjisë dhe ka lënë të hapur mundësinë që ai të luajë titullar ndaj Danimarkës.

Gonçalo Ramos, zëvendësuesi i Ronaldos në formacion, shënoi golin e fitores. Jesus tha: “Fakti që Gonçalo Ramos shënoi nuk justifikon asgjë, ashtu siç nuk justifikon asgjë fakti që Félix shënoi dy gola në dy ndeshjet e fundit. Çdo ndeshje ka strategjinë dhe dinamikën e saj dhe unë duhet të zgjedh lojtarët më të mirë për atë ndeshje.

Cristiano nuk luajti sot sepse ndeshja më ndryshoi idetë. Kisha planifikuar ta aktivizoja në pjesën e dytë, por nuk mendova se ishte momenti i duhur për ta futur në lojë. Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të luajë ndaj Danimarkës. Sot bëra 4 ndryshime, mund të bëj edhe 4 apo 5 të tjera në Danimarkë”.

Kjo ishte hera e parë që nga viti 2008 që Ronaldo mbeti i papërdorur në stolin e Portugalisë. Portugalia mposhti Norvegjinë 2-1 dhe kryeson grupin e saj.

 

Teilen: