Monday, 28. September 2026
Sport

​Pas humbjes nga Austria, Kosova nis përgatitjet për Izraelin

GS 28/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Izraelit.

Në seancën e zhvilluar sot, futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Austrisë zhvilluan stërvitje të rregullt.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën nga minuta e parë sfidën ndaj Austrisë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër, me fokus në rikuperimin fizik pas angazhimit në ndeshje.

Kosova do të përballet me Izraelin të enjten në Debrecen të Hungarisë, në ndeshjen e radhës të grupit në Ligën e Kombeve.

Teilen: