Monday, 28. September 2026
Sport

Nations League, Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen Luksemburg-Islandë

GS 28/09/2026 1 Min. Lesezeit

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në Nations League, në sfidën Luksemburg-Islandë, që do të luhet nesër në orën 20:45.

Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor i kësaj ndeshjeje, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e tij. Ermis Celaj do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Albert Doda asistent në VAR.

Një tjetër vlerësim për arbitrat shqiptarë në arenën ndërkombëtare, pasi vetëm pak ditë më parë një skuadër arbitrash shqiptarë me kryesor Juxhin Xhajën vendosën drejtësi në sfidën Sllovaki-Moldavi në Ligën e Kombeve.

Teilen: