Monday, 28. September 2026
Sport

Belgjika dhe Franca pa gola pas një pjese me shumë raste

GS 28/09/2026 1 Min. Lesezeit

Belgjika dhe Franca e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0, në një duel të hapur dhe me ritëm të lartë në kuadër të Nations League.

Të dyja skuadrat kanë krijuar mundësi të rrezikshme, duke qenë disa herë pranë golit.

Rasti më i madh i pjesës së parë i takoi Francës në minutën e 12-të, kur Désiré Doué goditi traversën pas një aksioni në zonë.

Më pas, francezët kërkuan edhe penallti në dy raste, ndërsa Maghnes Akliouche rrezikoi nga goditja e lirë, por portieri belg reagoi mirë.

Edhe Belgjika pati momente të mira, duke e mbajtur Francën nën presion në disa faza të lojës.

Me të dyja ekipet që po kërkojnë golin dhe ndeshjen të hapur, pjesa e dytë pritet të sjellë edhe më shumë aksion.

 

Teilen: