“Në këto tratativa, gjëja thelbësore është të kesh një plan. Plani ynë ishte që të vendosnim gjithsesi në fund të merkatos, pavarësisht Galatasaray apo ndonjë skuadre tjetër. Të gjitha palët e përfshira ishin në dijeni të këtij qëndrimi.
Që në fillim kishim thënë se vendimi ynë do të merrej në fund të merkatos, për një sërë arsyesh, edhe për çështje mundësish. E kuptoni mirë pse në ditët e fundit të merkatos ndodh gjithçka”, – tha Antonio Leo, menaxheri i Rafael Leao, duke folur për largimin e portugezit nga Milani.
Teilen: