Tuesday, 29. September 2026
Futboll

Skandal me arbitrat në Turqi, arrestohet presidenti. Ministri i Drejtësisë: Duam futboll të pastër

GS 29/09/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i arbitrave në Turqi, Ferhat Gündogdu, zëvendësi i tij dhe pesë persona të tjerë të dyshuar janë arrestuar dhe janë vënë nën masën e ndalimit, bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Akin Gurlek, i cili deklaroi se po punohet “për një futboll të pastër”.

Sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”, operacioni u zhvillua në katër provinca të Turqisë. Autoritetet kryen kontrolle në banesat, vendet e punës dhe zyrat e të dyshuarve.

Ministri Gurlek shkroi në “X” se hetimi lidhet me “ndërhyrje të dyshuara në vlerësimet e arbitrave, në caktimet e tyre për ndeshjet, në proceset e vlerësimit dhe përzgjedhjes, si dhe në kontrollet për zbatimin e rregullores”. Gündogdu është president i Komitetit Qendror të Arbitrave të Federatës Turke të Futbollit.

 

 

Teilen: