“Lufta” mes Premier League dhe Manchester City ka nisur dhe dy palët po përballen me njëra-tjetrën, jo vetëm në gjyq, por edhe me reagimet në rrjetet e tyre zyrtare.
Man. City ka dalë fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj. Në një reagim të bërë ditën e sotme, Premier League zbulon se City lidhi kontrata fiktive me partnerë komercialë, ku marrëveshjet midis palëve ishin paraqitur në mënyrë të pasaktë. Kjo i mundësoi klubit të reduktonte kostot në letra dhe të rriste të ardhurat.
Duke shkelur rregullat, Manchester City arriti të mbante kosto prej 1,05 miliardë eurosh larg syrit të rregullatorëve. Kjo gjithashtu bëri që situata financiare të dukej më e favorshme sesa ishte në të vërtetë, duke i mundësuar klubit t’u shmangej pasojave për vite me radhë. Manchester City akuzohet gjithashtu se nuk bashkëpunoi me hetimin, i cili zgjati katër vjet.
Një komision i pavarur do të japë vendimin e tij në një seancë të ardhshme. Manchester City, që pretendon pafajësinë, ka afat deri të premten për të apeluar akuzat.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i “Qytetarëve”, ku shpreh habinë, nga publikimi i kauzave të bërë ditën e sotme nga komisioni i pavarur i Premier League.
“Klubi është i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Premier League dhe ekzistojnë një sërë provash të gjera e të pakontestueshme që mbështesin të gjitha qëndrimet e klubit lidhur me këtë çështje.
Prandaj, Manchester City do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e tij me vendosmëri dhe, kur të jetë e nevojshme, do të ndërmarrë hapat e duhur para të gjitha organeve kompetente rregullatore dhe ligjore”, thuhet ndër të tjera në reagimin e “Qytetarëve”.