Tuesday, 29. September 2026
Futboll

🔥 Luajti vetëm 28 minuta te Barcelona, fundi i trishtë i “Messit kroat”. Sot, endet pa skuadër…

GS 29/09/2026 2 Min. Lesezeit

Kur ishte 16 vjeç, ai u cilësua si “Messi kroat” dhe zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha. Barcelona mposhti klubet e tjera të mëdha dhe e transferoi për milionë euro nga Dinamo Zagreb.

E kemi fjalën për Alen Halilovic, pritshmëritë ndaj të cilit kanë qenë të shumta, por karriera e tij mori një drejtim të paimagjinuar. Halilovic luajti vetëm 28 minuta për Barçën, në një ndeshje të Kupës së Mbretit kundër Elches. Ishte paraqitja e tij e vetme me ekipin e parë. Në vitin 2016, ai bëri gati çantat dhe nisi një udhëtim të veçantë nëpër Evropë që e çoi te Hamburgu, më pas te Sporting Gijnn, e kështu me radhë, te Las Palmas, Milan, Standard Liege, Heerenveen, Birmingham City, Reading, Rijeka dhe Fortuna Sittard.

Shumë fanella dhe shumë ndryshime për një futbollist që ishte i destinuar të bënte diferencën. Dhe skenari është përsëritur kudo që ka shkuar: ndonjë ndeshje e mirë dhe më pas mungesë vazhdimësie.

Halilovic aktualisht është 30 vjeç dhe pa skuadër. Karriera e tij nuk e arriti kurrë potencialin e plotë që pritej dhe qershorin e kaluar, pasi i skadoi kontrata me skuadrën holandeze Fortuna Sittard, ai mbeti lojtar i lirë. Ai e kaloi të gjithë verën pa gjetur skuadër. Tani duhej të ishte në kulmin e karrierës, por në fakt po shpreson që ndonjë klub të vendosë “dorën në zemër” dhe të transferohet aty falas.

Teilen: