Shqipëria ka marrë fitoren e dytë rresht në grupin e saj në Ligën C, në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë fituan 0-3 ndaj San Marino.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një krosimi të Kristian Asllani nga goditja e këndit dhe prekjes me kokë të topit nga Rei Manaj, ishte Anis Mehmeti që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë. Ky është goli i parë i Mehmetit me fanellën e Shqipërisë.
Në minutën e 27-të, Shqipëria gjen golin e dytë. Rei Manaj lëshon një goditje të fuqishme dënimi, topi i grushtuar nga portieri vendas dërgohet në rrjetë nga Myrto Uzuni. U desh edhe konfirmimi i VAR për golin e sulmuesit beratas.
Pjesa e parë mbyllet 0-2 për kuqezinjtë. Në minutën e 65-të, ishte Rei Manaj që gjeti golin. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi u ndal nga portieri vendas, e dyta përfundoi në rrjetë. Rezultati final, 0-3 për Shqipërinë.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 6 pikë të plota. Ndeshja e radhës do të jetë më 3 tetor në Helsinki ndaj Finlandës.