Një rregull i ri dhe krejt i pazakontë ka hyrë në fuqi te kombëtarja e Holandës me Xavi Hernández në drejtim. Lojtarët do ta mësojnë formacionin titullar vetëm dy orë para startit të ndeshjes.
Nën drejtimin e Ronald Koeman, formacioni bëhej i ditur zakonisht një ditë përpara ndeshjes. Xavi ka zgjedhur një tjetër qasje, duke u bazuar edhe në përvojën e tij si futbollist.
“Si lojtar, nuk më pëlqente ta dija shumë kohë përpara ndeshjes se nuk do të luaja”, – shpjegoi trajneri spanjoll.
Mbrojtësi holandez Micky van de Ven pranoi se kjo metodë është e re për të: “Nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Duhet pak kohë për t’u mësuar, por është bukur të eksperimentosh me të”.
Megjithatë, ai do të preferonte ta dinte më herët: “Nëse do të mund të zgjidhja, do të preferoja ta dija më herët nëse do të luaja apo jo, por është në rregull”.