Wednesday, 30. September 2026
Futboll

Matthaus “sponsorizon” Bisseck te Gjermania: Tek Interi më thonë se tashmë është lojtar i nivelit botëror

GS 30/09/2026 1 Min. Lesezeit

Në Gjermani janë të një mendjeje: te Gjermania e re e Jürgen Klopp, lojtari që ka bindur më shumë mes risive në listën e të grumbulluarve është Yann Bisseck. Mbrojtësi i Interit është vlerësuar nga kritika, pavarësisht humbjes zhgënjyese ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve. Tashmë, shumëkush po e sheh edhe si pjesë të rëndësishme të së ardhmes së kombëtares.

Mes tyre është edhe ish-fituesi i “Topit të Artë”, Lothar Matthaus, i cili e njeh mirë Interin. Në një intervistë për “Bild”, ai tha: “Tek Interi më thonë prej dy vitesh se mbrojtja pa Yann Bisseck nuk do të ishte as përafërsisht kaq e fortë”.

Matthaus përmendi edhe një tjetër ish-lojtar të Interit, Giuseppe Bergomi, sot analist i “Sky Sport” në Itali: “Ish-shoku im i skuadrës, Giuseppe Bergomi, flet për të me shumë entuziazëm dhe thotë se është tashmë një lojtar i nivelit botëror. Dhe nëse një ekspert si ai ma thotë këtë, atëherë unë e besoj”.

 

Teilen: