Wednesday, 30. September 2026
Futboll

Scaloni zbulon: Interi i bëri një ofertë Walter Samuel për të punuar me Chivu, por…

GS 30/09/2026 2 Min. Lesezeit

E ardhmja e Walter Samuel mund të jetë sërish tek Interi. Ish-mbrojtësi, një nga kolonat e Interit të “tripletës” historike, është kërkuar nga trajneri Cristian Chivu. Këtë e zbuloi trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, në një konferencë për shtyp:

“Walterit i intereson shumë kombëtarja argjentinase dhe na e tregoi këtë kur mori një ofertë nga Interi për të punuar me Chivu. Ai qëndroi me ne deri në Botëror dhe kjo tregon shumë për madhështinë e tij. E konsideroj të rëndësishëm, por është edhe miku im; dua më të mirën për të”.

Samuel, 48 vjeç, merret kryesisht me goditjet standarde në stafin e Argjentinës dhe dëshiron të nisë një karrierë në Europë. Ideja për të punuar me Chivu, me të cilin ka qenë edhe shok skuadre në Milano, e tërheq shumë.

Megjithatë, ai nuk pranoi të largohej nga Argjentina para Botërorit, ku Messi dhe shokët e tij humbën finalen ndaj Spanjës. Oferta e Interit kishte mbërritur në muajt para turneut në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Rikthimi i Samuel tek Interi mund të ndodhë më 2027, ndërsa Federata Argjentinase po përpiqet ta bindë të qëndrojë në stafin e Scalonit.

Teilen: