Thursday, 1. October 2026
Futboll

Konsiderohet si rivali kryesor i Infantino, Al-Khelaifi merr vendimin për presidencën e FIFA

GS 01/10/2026 1 Min. Lesezeit

Nasser Al-Khelaïfi nuk ka ndërmend të hyjë në garën për presidencën e FIFA. Kreu i Paris Saint-Germain dhe i Shoqatës së Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC) ishte përmendur muajt e fundit si një kandidat i mundshëm alternativ ndaj Gianni Infantino.

Gjithsesi, ai ka vendosur ta përjashtojë përfundimisht këtë mundësi. “Nuk kam absolutisht asnjë interes për FIFA, asnjë ambicie për të qenë aty. Nuk mendoj se jam personi i duhur dhe, sinqerisht, nuk kam dëshirë të shkoj atje”, tha Al-Khelaifi.

Drejtuesi nga Katari theksoi sërish se është i përqendruar te projektet që po zhvillohen tashmë në futbollin e klubeve, veçanërisht me EFC-në dhe nismën e re për klubet botërore të futbollit, e cila u prezantua në asamblenë e përgjithshme të shoqatës.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe argëtohem shumë. Duam të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku projekte pozitive. FIFA nuk është për mua,” shtoi Al-Khelaïfi, duke i dhënë kështu fund spekulimeve për një përballje të mundshme zgjedhore me Infantinon.

Teilen: