Thursday, 1. October 2026
Sport

5 projekte për godinën te Parku Rinia, Rama: Do t’ua besojmë profesionistëve me karriera ndërkombëtare

GS 01/10/2026 4 Min. Lesezeit

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të projektit “Tirana Fountain Tower”, deklaroi se Tirana e sotme ka nevoja dhe ambicie të ndryshme nga ato të dekadave të mëparshme, duke argumentuar nevojën për transformimin e hapësirës ku ndodhet aktualisht godina e njohur si “Tajvani”, në Parkun Rinia. Rama tha se për zhvillimin e kësaj prone private është vendosur të zhvillohet një konkurs ndërkombëtar, ku pesë propozime të ndryshme arkitektonike do të përballen përpara një jurie ndërkombëtare. Duke folur për historikun e zonës, Rama u ndal te Parku Rinia dhe godina e njohur nga qytetarët si “Tajvani”, duke sjellë në vëmendje transformimet që ka pësuar kjo hapësirë ndër vite.

“Sot ne rikthehemi të bëjmë atë që dijmë të bëjmë më mirë kur vjen pun ate zhvillimi i projekteve me rëndësi të veccantë të cilat tanimë prej vitesh në shqipëri ua besojmë profesio nistëve me profile dhe me karriera të veccanta në fushën  e planifikimit, projektimit arkitektonik dhe të ndërtimit të objketeve me impact me rëndësi për qytetet dhe zona të caktuara që lidhet bashkë zhvillimi individual i një prone me zhvillimin tërësor të vendit. Sot jemi këtu për të riadresuar zhvillimin e një prone, ku u ngrit një park dhe më pas po aty në atë park u ngrit një ndërtesë që ishte nga të poaktat ndërtesa në kohën e komunizmit ku njerëzit mund të takoheshin, jo për mbledhje dhe punë në shërbim të ndërtimit të komunizmit, por për të kaluar kohën e lirë”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, godina e ndërtuar në periudhën e komunizmit ishte një prej strukturave të pakta ku qytetarët mund të mblidheshin dhe të kalonin kohën e lirë, ndërsa forma e saj bëri që të pagëzohej nga publiku me emrin “Taiwani”, për shkak të ngjashmërisë së perceptuar me arkitekturën kineze.

“Tajvani në ndërkohë kishte kaluar proceset e privatizimeve dhe u kthye në një ngrehinë për shërbime, ku natyrisht objektivi kryesor i atyre që e administrojnë është të mbajnë njerëzit ulur dhe pa punë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Tirana e sotme nuk mund të krahasohet me qytetin e viteve ’50, kur u krijua Parku Rinia, me Tiranën e fundit të viteve ’70-’80, kur u ndërtua “Tajvani”, apo me atë të periudhës para viteve 2000.

“Sot jemi këtu për një zhvillim tjetër të asaj godine e cila ka nevojë të transformohet për të adresuar nevojat dhe ambiciet e një qyteti i cili nuk është më ai që ishte as në vitet 50 kur u kriujuar parku Rinia dhe as në fund të viteve 7-8- kur u ndërtua Tajvani dhe as në vitet para 2000 kur Tajvani rimori një tjetër volum. Por jemi në një kohë kur nevojat dhe ambiciet janë shumë më të mëdha. Ky është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private. Një projekt që për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, Brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushtet që duhet rindërtuar. Por ndërtimi do ketë një impakt të rëndësishëm në gjithë hapësirën përreth po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar”, deklaroi Rama.

Projekti “Tirana Fountain Tower” është një nismë e sipërmarrjes private dhe zhvillohet në një pronë private në zemër të kryeqytetit. Megjithatë, pozicioni i saj brenda Parkut Rinia dhe ndikimi i pritshëm në hapësirën përreth kanë bërë që për projektin të organizohet një konkurs ndërkombëtar.

“Ky është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private. Një projekt që, për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku aktualisht jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por ndërtimi do të ketë një impakt të rëndësishëm në të gjithë hapësirën përreth, po zhvillojmë një konkurs ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri.

/rtsh.al/

Teilen: