Edu Aguirre ka zbuluar në “El Chiringuito” versionin e Cristiano Ronaldos për zhvillimet e fundit me kombëtaren portugeze dhe përplasjen me trajnerin Jorge Jesus. Sipas Aguirre, në një takim mes Cristiano Ronaldos, presidentit të Federatës së Portugalisë dhe Jorge Jesus, trajneri i kërkoi falje Ronaldos për mënyrën se si e kishte mbajtur në nxehje për 30 minuta, pa e aktivizuar.
“Jorge jo vetëm që i kërkoi falje, por i premtoi Cristianos se do të kërkonte FALJE PUBLIKE në konferencën për shtyp dhe do të pranonte se kishte bërë një GABIM të dielën”.
Por, sipas Aguirre, trajneri Jesus nuk e mbajti premtimin: “Jorge Jesus më pas NUK e mbajti premtimin… Ai tha në konferencën për shtyp se Cristiano ishte NJË LOJTAR SI TË TJERËT dhe e gjitha kjo bëri që Cristiano të SHPËRTHEJË NGA ZEMËRIMI. Realiteti është se Cristiano ndihet I TRADHTUAR nga Jorge Jesus.
Imagjinoni që trajneri juaj vjen privatisht dhe ju thotë: Nuk i menaxhova gjërat siç duhet, jemi bashkë në këtë situatë, por më falni. Do t’i sqaroj gjërat në konferencën për shtyp dhe do të kërkoj falje. Gjithçka do të jetë në rregull, mos u shqetëso… dhe më pas trajneri del në konferencën për shtyp duke treguar se është ai që ka kontrollin dhe se Cristiano është thjesht një lojtar tjetër. Shpërthimi ishte i pashmangshëm. Ronaldo tha: Në rregull, unë po shkoj në shtëpi… Është një TRADHTI E QARTË”.