Kampioni i botës foli në prag të ndeshjes Francë-Itali, e vlefshme për xhiron e tretë të “Nations League”. Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares franceze, Marcel Desailly, dha një intervistë për “Corriere della Sera”: “Sapo kemi ndryshuar trajner tek Italia. Potenciali është i padiskutueshëm, mund të krijohen edhe tri kombëtare të ndryshme.
Por kur them se duhet kohë, e kam fjalën për faktin se nuk është një proces i menjëhershëm të kalosh në një lojë më ofensive apo të ndryshosh skemën. Zidane? E kemi parë sa inteligjent është; di të rrethohet nga njerëzit e duhur, të cilët e ndihmojnë në vendimmarrje. Jam 100% i sigurt se nuk kemi asgjë për t’i pasur zili Spanjës, e cila sot është në majë”.
Për bashkëkombësin Kylian Mbappé nuk ka asnjë dyshim: “Katër vite në nivele të larta, 40 gola në sezon. Nuk ka diskutim, është më i miri absolutisht”.
Në fund, ai foli për Italinë e Roberto Mancinit: “Problemi ndoshta lidhet me akademitë, stadiumet, filozofinë e lojës, ndoshta me të gjitha këto bashkë. Ndoshta mungon diçka në mënyrën se si rriten brezat e rinj. Mancini? Ka shumë interes rreth tij, por nuk është e lehtë të bësh magji. Kur kalon një periudhë krize, duhet kohë për t’u rikuperuar”.