Thursday, 1. October 2026
Futboll

Trajneri Mancini vijon me rotacionin para ndeshjes me Francës, lë në Itali 9 lojtarë

GS 01/10/2026 1 Min. Lesezeit

Disa nga 34 lojtarët e grumbulluar nga trajneri i kombëtres së Italisë, Roberto Mancini, do ta humbasin ndeshjen e ardhshme të Nations League, atë ndaj Francës. Lojtarët e lënë jashtë janë Ahanor, Cambiaghi, Coppola, Ghilardi, Inacio, Kouadio, Mandragora, Pessina dhe Romano.

Pasi janë identifikuar nëntë lojtarët që kanë mbetur në Itali, krijohet një tablo më e qartë se kush mund ta nisë si titullar përballjen e madhe në “Stade de France”. Megjithatë, trajneri Mancini ka ende mjaft dilema për formacionin që do të përballet me kombëtaren franceze, që kryeson grupin me dy fitore.

“Ashtu siç ndodhi me udhëtimin në Bursa dhe me qëllim menaxhimin sa më të mirë të përgatitjeve për ndeshjen kundër Turqisë  (e planifikuar për të hënën, më 5 tetor, në Bolonjë), trajneri Roberto Mancini ka vendosur të mos e marrë të gjithë skuadrën në Francë,” shpjegoi FIGC në një deklaratë.

Teilen: