Thursday, 1. October 2026
Futboll

🔥 Pas largimit nga Portugalia, Ronaldos i heqin edhe “gjurmën” e fundit

GS 01/10/2026 1 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo vendosi të largohej nga grumbillimi me Portugalinë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ky vendim erdhi pasi sulmuesi nuk e priti mirë mos aktivizimin në asnjë minutë në ndeshjen e kaluar ndaj Norvegjisë dhe faktin që qëndroi 30 minuta në nxehmje.

Vetë lojtari deklaroi se do t’i shpjegonte arsyet e vendimit të tij në një moment të mëvonshëm, por disa medie vendase paralajmërojnë se karriera e Ronaldos tek ekipi kombëtar mund të jetë mbyllur njëherë e mirë, pas situatës së fundit.

Pas largimit të Ronaldos, numrin 7 në fanellë pritet ta mbajë Rafael Leao, duke nisur nga sfida e sotme ndaj Danimarkës, bën të ditur B24PT.

Teilen: